18 vrasje në Kosovë gjatë 2025-ës: Ekspertët ngrenë shqetësim për motivet kriminale
Në vitin 2025 u regjistruan 18 vrasje në Kosovë, një numër i ngjashëm me 17 të vitit 2024. Ekspertët e sigurisë theksojnë lidhjen me krimin e organizuar, fajdet dhe armët ilegale.

Në Kosovë gjatë vitit 2025 u regjistruan 18 vrasje, sipas të dhënave zyrtare. Ky numër është pothuajse i njëjtë me 17 vrasjet e vitit 2024, duke treguar një stabilizim, por me motive shqetësuese.
Ekspertët e sigurisë ngrenë alarm për lidhjen e këtyre rasteve me krimin e organizuar dhe fajdet. Muaji gusht ishte më i rëndi, me 4 vrasje brenda një dite: trefishtë në Gjilan ku u vra babë e bir në një kafene pranë Komunës, me i dyshuarin kryesor Mefail Shkodra, person me të kaluar penale.
Rastet e tjera përfshijnë vrasje me thikë në Zhur të Prizrenit, një në Hajvalinë të Prishtinës dhe trupin e varrosur në Baicë të Lipjanit. Po ashtu, vrasja e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, për të cilin u ngrit aktakuzë kundër 6 personave.
“Kosova e ka nisur jetën e saj të pasluftës në vitin 2000 me 260 vrasje... në 2025 i kemi 18. Rënia është shumë rapide.”
Drejtori Hoxha shpjegon se shumë raste janë familjarë ose pronësore, por nënvizon se policia nuk mund të jetë kudo.
“Motivet më shqetësuese janë të lidhura me krimin e organizuar dhe fajdet... institucionet duhet të fokusohen në uljen e këtyre aktiviteteve.”
Vrajolli sugjeron mekanizma raportimi anonim. Avni Islami flet për armët ilegale dhe propozon amnisti vjetore.
“Numri i armëve është jashtëzakonisht i madh... duhet amnisti për dorëzimin e armëve.”