Aksidente

Aksident fatal në dalje të Gjakovës: Vdes shoferi 81-vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në dalje të Gjakovës, ku ka humbur jetën një shofer 81-vjeçar. Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe po heton rrethanat.

Nga Admin User
Aksident fatal në dalje të Gjakovës: Vdes shoferi 81-vjeçar

Aksident fatal në dalje të Gjakovës: Vdes shoferi 81-vjeçar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 13:25 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka” në drejtim Gjakovë – Prizren.

“Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”.

Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës - GjakovëTelegrafi

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë mbërritur shpejt në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e menjëhershme e viktimës.

Njësinë Rajonale e Trafikut Rrugor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit është iniciuar hetimi për rastin “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i 81-vjeçarit është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes në vozitje dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor për të parandaluar ngjarje të ngjashme tragjike.

Kthuni në Faqen e Parë