Aksident i rëndë në Banjë të Istogut: Vetura del jashtë rrugës pas përplasjeje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Banjë të Istogut, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës pas përplasjes me një tjetër. Policia po heton rrethanat, ndërsa ende nuk dihen detajet për të lënduar.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Banjë të Istogut, raporton Digjital.com duke u mbështetur në informacionet e fundit nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmive paraprake, përplasja ka ndodhur mes dy automjeteve, ku njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës. Njësinë policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e saktë të aksidentit.
Ende nuk ka informacione të konfirmuara mbi gjendjen e personave të përfshirë. Nuk dihet nëse ka të lënduar ose viktima, por hetimet po vazhdojnë për të sqaruar detajet.
Digjital.com do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë aksident. Shmangni zonën nëse kaloni në afërsi të Banjës së Istogut.


