Aksident tragjik në Rumani: Humbin jetën dy shqiptarë, Genci Sadiku dhe Vasil Palo
Një aksident i rëndë rrugor në Rumani ka marrë jetën e shtatë personave, mes të cilëve dy shqiptarë, Genci Sadiku dhe Vasil Palo. Ata udhëtonin me furgonin e tifozëve të PAOK-ut grek drejt Francës për ndeshjen e Europa League kundër Lyonit.

Aksident tragjik në Rumani: Humbin jetën dy shqiptarë, Genci Sadiku dhe Vasil Palo
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe më gjerë. Një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, që udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lyonit në Europa League, është përplasur fatalisht në autostradën pranë qytetit të Lugojit në Rumani.
Bilanci i tmerrshëm është 7 persona të vdekur dhe 3 të tjerë të lënduar rëndë. Të gjithë udhëtarët kishin nënshtetësi greke dhe moshën mes 25 dhe 30 vjeç. Mes viktimave identifikohen dy shqiptarë: Genci Sadiku dhe Vasil Palo, ky i fundit me origjinë nga Korça.
Sipas autoriteteve rumune, furgoni ka tentuar të parakalojë një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi është përplasur fillimisht me të dhe më pas ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës duke u përplasur me një kamion tjetër. Në total, aksidenti ka përfshirë katër automjete.
Gjashtë viktima kanë humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër ka ndërrruar jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy të lënduar janë në gjendje kritike, ndërsa i treti ka lëndime më të lehta dhe ka qenë ai që ka njoftuar autoritetet.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, helikopterët e emergjencës nuk kanë mundur të ndërhyjnë, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lugojit.
“Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune.”
Ministria e Jashtme greke dhe ambasada në Bukuresht janë në kontakt me autoritetet rumune për identifikimin e viktimave dhe ndihmën familjarëve. Klubi PAOK ka shpallur zi dhe do të mbulojë shpenzimet për kthimin e trupave dhe trajtimin e të lënduarve.
Kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga UEFA.
Detaje të tjera nga ngjarja
Pesë nga viktimat ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini dhe tre nga Selaniku. Videoja e aksidentit ka bërë xhiro në mediat europiane, duke treguar shkatërrimin e plotë të furgonit.