Amarildo Bakaj gati për betejën e sotme me italianin Francesco Morandi
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj rikthehet në ring për një ndeshje të rëndësishme kundër italianit Francesco Morandi në Zvicër.

Amarildo Bakaj gati për betejën e sotme me italianin Francesco Morandi
Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, përballet sot (e shtunë, 17 janar) me italianin Francesco Morandi në një duel që premton spektakël dhe histori në botën e boksit.

Bakaj rikthehet në ring për një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij. Meçi do të zhvillohet në 'BBC Arena Schaffhausen' në Zvicër.
Dueli pritet të fillojë rreth orës 20:00 ose 21:00. Kjo betejë synon të krijojë histori për boksierin shqiptar.
Shqiptarët presin një performancë të shkëlqyer nga Bakaj në këtë sfidë të fortë kundër rivalit italian.


