Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë
Policia e Podujevës ka arrestuar sot dy të rinj të kërkuar nga gjykata për veprën penale të lëndimit trupor. Kjo ndodh në kuadër të operacioneve të vazhdueshme policore.

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon me intensitet veprimet për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Sot, në një operacion të suksesshëm të stacionit policor të Podujevës, u arrestuan dy persona të kërkuar nga gjykata për veprën penale të lëndimit trupor.
Të arrestuarit janë: A.A, 25 vjeç dhe A.Z, 21 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, ata u dërguan në vuajtje të dënimit.
Gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej të cilave 251 lidhen me vepra penale.
“Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për forcimin e rendit dhe sigurisë publike.”


