Arrestohen dy të rinj në Obiliq për 8 vjedhje të parave nga aparatet e larjes së veturave
Policia në Obiliq ka arrestuar dy 18-vjeçarë të dyshuar për tetë vjedhje të rënda parash nga aparatet e pagesës për larje veturash në Prishtinë. Katër të tjerë janë identifikuar dhe në kërkim.

Arrestohen dy të rinj në Obiliq për vjedhje të shumta parash nga aparatet e larjes së veturave
Zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Obiliq kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve janë arrestuar.
Të dy të arrestuarit janë 18-vjeçarë, me inicialet B.B. dhe D.O. Sipas Policisë së Kosovës, ata dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste vjedhjeje të parave kryesisht nga aparatet e pagesave për larje veturash në vetëshërbim në rajonin e Prishtinës.
“Hetuesit janë ende në kërkim të katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.”
Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rasteve dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë.
Lajmi është publikuar fillimisht nga IndeksOnline.


