Ishin në kërkim në Kosovë: Geri Hoxha dhe Reando Biba të arrestuar në Tiranë për trafikim qenieve njerëzore
Policia shqiptare ka arrestuar Geri Hoxhën dhe Reando Bibën në Tiranë, të kërkuar nga UNMIK për trafikim njerëzor. Procedura e ekstradimit drejt Kosovës po vazhdon.

Ishin në kërkim në Kosovë: Geri Hoxha dhe Reando Biba të arrestuar në Tiranë për trafikim qenieve njerëzore
Policia e Shtetit shqiptar ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit janë Geri Hoxha dhe Reando Biba.
“Në Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithsham të UNMIK-ut/Kosovë, më 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi penal i Kosovës.”
Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës. Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës.