Arrestohet kryeshefi i Eko Regjionit Burim Shala për dyshime keqpërdorimesh
Kryeshefi i ndërmarrjes publike rajonale të pastrimit “Eko Regjioni” në Prizren, Burim Shala, është arrestuar sot nën dyshimin për keqpërdorime në detyrë. Aksioni vjen pas bastisjeve të fundit të Prokurorisë Speciale.

Sot është arrestuar kryeshefi i Eko Regjionit në Prizren, Burim Shala, nën dyshimin për keqpërdorime në detyrën zyrtare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar ditë më parë një aksion të madh në ndërmarrjen publike rajonale të pastrimit “Eko Regjioni” ku u arrestuan dy persona të tjerë.
Gjatë atij aksioni u bastisën zyrat e kompanisë, ndërsa sot u krye bastisja në shtëpinë e kryeshefit Shala, i cili u arrestua menjëherë pas kësaj.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dyshimeve për keqpërdorime financiare dhe të tjera në këtë ndërmarrje publike.