Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik kërkon narko-test të menjëhershëm për të gjithë asambleistët
Lulzim Gacaferi, asambleist i LVV-së në Junik, ka kërkuar testim narkotik urgjent për të gjithë asambleistët e komunës, duke theksuar se politika nuk është strehë për narkomanët.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik kërkon narko-test të menjëhershëm për të gjithë asambleistët
Lulzim Gacaferi, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Junikut, ka dalë me një kërkesë të fortë publike për kryerjen e testeve narkotike ndaj të gjithë asambleistëve të kësaj komune.
Gacaferi ka theksuar se politika nuk është rehabilitim për dështuesit dhe as strehë për të varurit nga substancat narkotike. "Ajo është përgjegjësi, jo eksperiment narkotik. Vendimmarrja publike kërkon mendje të kthjellët, karakter të pastër dhe të fortë, si dhe përgjegjësi të lartë. Kush nuk i ka këto, duhet të largohet pa kushte", ka deklaruar ai.
“Politika nuk është rehabilitim për dështuesit dhe as strehë për të varurit nga substancat narkotike.”
Gacaferi, duke cituar gjithashtu Jetmir Tofaj, ka bërë thirrje drejtuar mekanizmave relevantë të shtetit për të vepruar menjëherë, pa justifikime dhe pa heshtje, për testim dhe verifikim urgjent të të gjithë asambleistëve të Kuvendit Komunal të Junikut.
“Me qëllim që të ndahet i ndershmi nga narkomani! Qytetarët nuk duhet të jenë pengje të papërgjegjshmërisë dhe nuk duhet të përfaqësohen nga konsumues të substancave narkotike, por nga njerëz të aftë dhe të shëndoshë të përkushtuar për vendin.”
"Asambleja është tempull i demokracisë dhe i interesit publik, jo strehë për psikonarkomanë, papërgjegjshmëri dhe degradim institucional. Heshtja është bashkëfajësi. Zgjohuni!", ka përfunduar deklaratën e tij Gacaferi.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur debati për integritetin e zyrtarëve publikë është gjithnjë e më i nxehtë në Kosovë. Digjital.com do të ndjekë zhvillimet e mëtejshme në këtë çështje.