Bujqësi dhe Veterinari

AUV ndalon menjëherë importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia për shkak të gripit të shpezëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura në Poloni, ku është konfirmuar prania e virusit HPAI H5N1 (gripi i shpezëve të lartë patogjen).

Nga Admin User
AUV ndalon menjëherë importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia për shkak të gripit të shpezëve

AUV ndalon menjëherë importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Republikën e Polonisë, si masë parandaluese kundër përhapjes së gripit të shpezëve.

Sipas raporteve zyrtare nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisioni Evropian i datës 11 janar, është konfirmuar prania e virusit Avian Influenza (HPAI H5N1) në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Wielkopolskie, Łódzkie dhe Podlaskie të Polonisë.

Zonat e prekura: Lubuskie, Wielkopolskie, Łódzkie dhe Podlaskie.

Ky ndalim hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet për të gjitha produktet nga zonat e prekura, përveçse për ato me origjinë nga ferma të paprekura në rreze prej 50 km larg zonave të infektuara.

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV-i vendos ndalimin e menjëhershëm të importit.

AUVNjoftimi zyrtar

AUV do të vazhdojë monitorimin e situatës epidemiologjike dhe bashkëpunimin me institucionet vendore e ndërkombëtare. Operatorët ekonomikë dhe publiku do të informohen për çdo zhvillim të ri.

Kjo masë synon të mbrojë blegtorinë vendore nga rreziku i përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm, i cili mund të ketë pasoja të rënda për industrinë e mishit të pulës dhe sigurinë ushqimore.

Rëndësia e masës

Gripi i shpezëve HPAI H5N1 është një sëmundje shumë infektive që prek shpezët dhe mund të kalojë te njerëzit në raste të rralla. Parandalimi i importit është hapi i parë për të mbrojtur shëndetin publik dhe ekonominë bujqësore të Kosovës.

Kthuni në Faqen e Parë