Bajrami takohet me Terras në PE: Diskutime për rrugën evropiane të Kosovës dhe vitin 2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, zhvilloi një takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Të dy diskutuan për rrugën evropiane të Kosovës, zgjerimin e BE-së dhe mundësitë e vitit 2026.

Bajrami takohet me Terras në PE: Diskutime për rrugën evropiane të Kosovës dhe vitin 2026
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në Parlamentin Evropian me Riho Terras, raportuesin për Kosovën në këtë institucion.
Gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje lidhur me rrugën evropiane të Kosovës, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mundësitë kryesore që ofron viti 2026 për të arritur një progres të domethshëm dhe të pakthyeshëm.
“Sot në Parlamentin Evropian, pata një takim shumë të mirë me raportuesin për Kosovën, Riho Terras. Krahasimi i shënimeve dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi rrugën evropiane të Kosovës, zgjerimin e BE-së dhe mundësitë kryesore që ofron viti 2026 për arritjen e një progresi domethënës dhe të pakthyeshëm.”
Ky takim vjen në një moment kyç për Kosovën, ku fokusi është te përshpejtimi i reformave për plotësimin e kushteve për integrim evropian. Brukseli mbetet një aleat i rëndësishëm për lobimin diplomatik të Prishtinës.
Terras, si raportues për Kosovën, ka rol kyç në monitorimin e progresit të vendit tonë drejt BE-së. Takimet e tilla ndihmojnë në koordinimin e prioriteteve dhe forcimin e mbështetjes evropiane.