Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë të pakënaqur me Prishtina Parking: Kartelat po u jepen edhe non-rezidentëve
Banorët e lagjes “Qendra” në Prishtinë janë në kaos për shkak të menaxhimit të parkingut nga Prishtina Parking. Ata ankohen se kartelat për hyrje po u jepen edhe qytetarëve jashtë lagjes, duke shkaktuar tollovi dhe bllokada në rrugët kryesore, veçanërisht te tuneli pranë KEK-ut.

Banorët e lagjes “Qendra” nï Prishtinï po shprehin pakënaqësi tê médha ndaj kompanisê “Prishtina Parking”. Sipas tyre, kjo kompani po u jep kartela hyrjeje për parking edhe personave jo-rezidentë, çka po shkakton tollovi, bllokada dhe pengesa për banorët e vërtetë.

Përfaqësuesja e Komitetit Lokal për Siguri Publik, Violeta Hasani, theksoi se kjo situatê po pengon banorët rezidentë tê parkojnë normalisht. Ajo përmendi edhe një marrëveshje tê mëparshme me kryetarin e Komunës sê Prishtinës, Përparim Rama, sipas së cilës zonat rezidenciale duhej tê ishin pa pagesê.

““Kemi problem me parkingjet e lagjes që nuk janê banorë tê lagjes, por janê pajisur me kartela nê emër tê banorëve rezidentë, pakënaqësi tê shumta... Faktikisht na jemi marrëvesh me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, që nê zona rezidenciale mos me pasê pagesë, por me ndryshimin e rregullores i kanê pru si kriter 10 euro me u regjistru nê ‘Prishtina Parking’.””
Hasani shtoi se komuna u ka dhënë afat deri më 25 dhjetor Prishtina Parking-ut për të vepruar, ndryshe do të marrë masat. Ajo paralajmëroi protesta për të tërhequr vëmendjen ndaj sirenave të zhurmshme dhe tollovisë.
““Për parkingun jemi mbledhur sot se s’jemi aspak tê kënaqur, bähet tollovi... zgjedhja e vetme është me largu Parking Prishtinën prej këtu.””
Banori Ilir Mulhaxha raportoi bllokada të zgjatura prej 2-3 orësh te tuneli, duke penguar qasjen në dyqane dhe emergjencat mjekësore.
““Te tuneli kemi një problem serioz... duhet me u rregullu përgjithmonë... duhet të rishikohen të gjitha lajmet si janê dhënë nga Përparim Rama.””
Luan Dizdari konfirmoi kolonat e gjata dhe nevojën për rampe dhe rregullim të menjëhershëm. Banorët kërkojnë zgjidhje të shpejtë për të shmangur përkeqësimin e situatës.