Barcelona refuzon ofertën bombastike prej 120 milionë eurosh për Raphinhën
Barcelona ka refuzuar një ofertë rekord prej 120 milionë eurosh nga klubi saudit Neom SC për sulmuesin brazilian Raphinha, duke theksuar se lojtari është pjesë e pandashme e projektit sportiv të trajnerit Hansi Flick.

Barcelona ka vendosur të mos negociojë me asnjë klub për shitjen e sulmuesit brazilian Raphinha, duke refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme prej 120 milionë eurosh nga Neom SC i Arabisë Saudite.

Oferta përfshinte 100 milionë euro fikse dhe 20 milionë në variabla, por drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur që projekti sportiv i trajnerit Hansi Flick të ketë përparësi mbi çdo interes financiar.
Presidenti Joan Laporta ka qenë kategorik në deklaratën e tij: Raphinha është pjesë kyçe e ekipit dhe nuk dua të prish stabilitetin.
Në moshën 29-vjeçare, braziliani po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij në Barcelonë, ku kontribuon me gola, asistime, lidership dhe përkushtim në zhveshtare.
“Raphinha është element thelbësor për projektin tonë sportiv. Nuk hyjmë në negociata për lojtarët kyç, pavarësisht ofertave të mëdha.”
Ky vendim forcon imazhin e ri të Barcelonës nën drejtimin e Flick, duke treguar se klubi nuk është më i gatshëm të shesë yjet për të balancuar financat.
Neom SC, një klub i ri saudit me ambicie të mëdha, kishte shpresuar të bënte Raphinhën figurën kryesore, por katalanasit kanë mbyllur çdo mundësi negociatash.