BBC: Parlamenti Evropian pritet të pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
Parlamenti Evropian pritet të njoftonte të mërkurën pezullimin e miratimit të marrëveshjes tregtare me SHBA-në, arritur mes Trump-it dhe von der Leyen-it, për shkak të tensionesh të reja, raporton BBC.

BBC: Parlamenti Evropian pritet të pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me SHBA-në
Miratimi i marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, e arritur në korrik të vitit të kaluar, pritet të pezullohet nga Parlamenti Evropian. Kjo sipas burimeve të afërta me Komisionin për Tregti Ndërkombëtare, raporton BBC.
Pezullimi pritet të njoftohet të mërkurën pasdite në Strasburg. Marrëveshja u arrit në një fushë golfi në Skoci mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidente së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Sipas paktit, taksat amerikane ndaj importeve nga BE-ja do të ulen në 15%, duke shmangur kërcënimin e Trump-it për 30%. Megjithatë, Parlamenti Evropian nuk e ka përfunduar ende shqyrtimin.
“"Miratimi nuk është i mundur në këtë fazë".”
Të shtunën, pas komentëve të Trump-it për Grenlandën, Manfred Weber deklaroi se miratimi nuk është i mundur tani. BE-ja kishte pezulluar taksat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane prej 93 miliardë eurosh.
Afati i pezullimit skadon më 9 shkurt. Nëse nuk zgjatet ose nuk miratohet marrëveshja, taksat do të hyjnë në fuqi më 7 shkurt.