Bedri Hamza nderojnë Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes: I priu popullit në kohë sfidash
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-Presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e 20-të të vdekjes së tij, duke e vlerësuar rolin e tij udhëheqës në periudhën vendimtare historike të Kosovës.

Bedri Hamza nderojnë Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur nderimet për ish-Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta.
“Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova”
Postimi është bërë në rrjetin social Facebook dhe vjen në vijim të homazheve të shumta nga figura të ndryshme politike të Kosovës për Rugovën sot.
Ibrahim Rugova njihet si lideri i rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve '90 dhe Presidenti i parë i Republikës së Kosovës.