Berisha paralajmëron socialistët: Thuajini Ramës të qëndrojë në zyrë më 24 janar, po i vjen populli!
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha ka ftuar socialistët të paralajmërojnë Edi Ramën për protestën e opozitës më 24 janar, duke e akuzuar për korrupsion në AKSHI dhe marrëdhënie të dyshimta me Vuçiqin.

Berisha paralajmëron socialistët: Thuajini Ramës të qëndrojë në zyrë më 24 janar, po i vjen populli!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me një paralajmërim të fortë ndaj socialistëve në Kuvend, duke i ftuar ata të informojnë kryeministrin Edi Rama për protestën e planifikuar nga opozita më 24 janar.
"Rama po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24. Ju që jeni këtu shkoni e thojini: po je burrë qëndro në zyrë. I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të", u drejtua Berisha deputetëve socialistë nga foltorja.
““Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë.””
Berisha akuzoi Ramën për afera korruptive, duke theksuar dosjen e AKSHI-së si shembull ku biznesmenët pengohen nga gara për shkak të urdhrave politikë.
Kreu demokrat u ndal edhe te marrëdhëniet e jashtme të Ramës, duke thënë: "Deklaron se unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhrave të Vuçiçit".
““Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës...””
Protesta e thirrur nga opozita pritet të jetë një moment kyç kundër qeverisë, sipas Berishës, i cili e fton Ramën të përballet drejtpërdrejt me popullin.