PËRDITËSIM: Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi
Bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar sot në Abu Dhabi, me fokus kryesor te elementet e pazgjidura të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja.

PËRDITËSIM: Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi
Bisedimet e para trepalëshe midis përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar sot në Abu Dhabi, sipas burimeve të Reuters.

Të dyja palët u takuan me ndërmjetësit amerikanë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Si dje, edhe sot, detajet e bisedimeve janë mbajtur të rezervuara.
Bisedimet u përqendruan te “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja.
““Ata u fokusuan tek elementet e pazgjidhura të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja””
Ky kuader fillimisht u hartua nga SHBA dhe Rusia, përpara se të modifikohej nga SHBA dhe Evropa. Këto bisedime shënojnë një hap potencial drejt një zgjidhjeje për konfliktin e Ukrainës me Rusinë.
