Blerina Rugova publikon video të rrallë të Ibrahim Rugovës me artistët në vitin 1998
Në përvjetorin e 20-të të vdekjes së Presidentit historik, Blerina Rugova ka ndarë një video arkivor nga takimi i Rugovës me artistë të shquar si Dukagjin Lipa, Adelina Ismaili dhe Violeta Rexhepagiqi në vitin 1998.

Në ditën e përvjetorit të 20-të të vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, liderit historik të Kosovës, bashkëshortja e Mendim Rugovës, Blerina Kllokoqi Rugova, ka publikuar në rrjetet sociale një video të rrallë nga arkivat e luftës.

Ky material ka vlerë të lartë historike dhe emocionale. I xhiruar në vitin 1998, regjistron momentin kur ish-Presidenti Rugova pret në zyrën e tij një grup artistësh të njohur të epokës, duke përfshirë Dukagjin Lipën, Adelina Ismailin dhe Violetën Rexhepagiqin.
Takimi ishte pjesë e thirrjes së Rugovës për paqe në një kohë kur Kosova përballohej me luftën e ashpër dhe represionin e vazhdueshëm nga regjimi serb.
Ky postim ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, ku qytetarët e Kosovës shprehin falënderime për Blerina Rugovën që ruan dhe ndan trashëgiminë e këtij udhëheqësi të madh.
Videoja rikthen në kujtesë angazhimin e Rugovës për dialog dhe paqe, edhe në kushtet më të vështira të historisë së Kosovës.