Cilësia e ajrit në Prishtinë stabilizohet në nivel të moderuar
Cilësia e ajrit në Prishtinë ka përmirësuar duke arritur indeksin 72 sipas IQ Air, një nivel të moderuar, ndryshe nga ditët e mëparshme kur kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë.

Aktualisht, cilësia e ajrit në Prishtinë po karakterizohet si e moderuar, sipas matjeve të fundit të IQ Air.

Në dallim nga ditët e mëparshme, kur kryeqyteti kosovar renditej ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë, tani situata është përmirësuar ndjeshëm.
Indeksi aktual i cilësisë së ajrit në Prishtinë është 72, që përkthehet në një nivel të moderuar. Ky përmirësim vjen si lehtësim për banorët e kryeqytetit, të cilët shpesh vuajnë nga nivelet e larta të ndotjes, kryesisht për shkak të emetimeve nga automjetet dhe ngrohjes me dru.
“Ajër i moderuar pritet të jetë gjatë gjithë javës.”
Autoritetet mjedisore dhe shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë situatën, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat për reduktimin e ndotjes. Përmirësimi i tillë është sinjal pozitiv, por sfida e ndotjes së ajrit mbetet e madhe në sezonin dimëror.