Deklarata e fortë e Trump: "NATO ekziston falë meje, pa mua do të kishte mbaruar në histori"
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fuqishme në platformën e tij Truth Social, duke pretenduar se NATO ekziston vetëm falë rolin e tij vendimmarrës. Ai thekson se pa të, aleanca transatlantike do të ishte shpërbërë.

Deklarata e fortë e Trump: "NATO ekziston falë meje, pa mua do të kishte mbaruar në histori"
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të ashpër dhe provokuese në lidhje me rolin e tij në aleancën ushtarake të NATO-s.
Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump shkroi: "Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të Historisë. Trishtueshme, por e vërtetë".
“Nëse unë nuk do të isha shfaqur, NATO-ja nuk do të ekzistonte tani! Do të kishte përfunduar në hi të Historisë. Trishtueshme, por e vërtetë.”
Trump vazhdon të mbajë një ton krenar për mandatin e tij presidencial, duke theksuar se asnjë lider tjetër nuk ka kontribuar aq sa ai për forcimin e NATO-s. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet gjeopolitike në botë janë të larta dhe roli i SHBA-ve në aleancë diskutohet gjerësisht.
Mes kritikave dhe mbështetjes, Trump pretendon se presioni i tij ka detyruar aleatët evropianë të rrisin shpenzimet ushtarake, duke shpëtuar kështu aleancën nga shpërbërja.
Më tej, ai shkroi se nuk ka asnjë individ apo president tjetër që ka bërë më shumë për NATO-n. Kjo nuk është hera e parë që Trump lavdëron veten për arritjet në këtë fushë, duke e quajtur veten shpëtimtarin e aleancës.