Basha: Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka theksuar meritën e madhe të Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Basha: Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare
Ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas homazheve pranë varrit të Rugovës në rasim të 20-vjetorit të vdekjes së tij.
Basha, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se Rugova mbetët një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare.
“Një meritë e jashtëzakonshme i takon presidentit Rugova për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, marrë parasysh se asaj kohe shumë pak dihej ku ndodhej Kosova dhe për problemet që ballafaqohej dhe ai arriti të depërtontë në qendra kryesore botërore, duke e ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare dhe duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm shqiptar. Rugova gjithashtu ka rol të rëndësishëm në procese të ndryshme, përfshirë në atë të Rambujës, në themelimin e institucioneve të pasluftës, prandaj mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës dhe vendit tonë.”
Ky homazh vjen në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të vdekjes së liderit historik, ku figura të ndryshme politike kanë nderuar trashëgiminë e tij.
/KP/Telegrafi/