Dyshja e re e fuqishme e BE-së: Merz dhe Meloni
Bashkimi Evropian po sheh lindjen e një boshti të ri politik mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, në një kohë kur aleanca tradicionale franko-gjermane po dobësohet.

Dyshja e re e fuqishme e BE-së: Merz dhe Meloni
Bashkimi Evropian po assiston lindjen e një boshti të ri politik, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz po afrohen gjithnjë e më shumë.

Sipas Politico, ky partneritet konservator bazohet në interesa të përbashkëta si rritja ekonomike, konkurrueshmëria industriale, mbrojtja dhe siguria evropiane, si dhe lidhjet transatlantike me SHBA-në.
Afrimi vjen në mes të tensioneve mes Berlinit dhe Parisit për tregtinë, politikat industriale dhe projektet e armatimit. Kjo hapësirë ka mundësuar Italinë nën Meloni të luajë një rol më të madh në vendimmarrjen evropiane.
Merz, tradicionalisht i lidhur me Francën, tani e sheh Italinë si aleat strategjik për reforma si ulja e burokracisë në BE, mbrojtja e industrisë dhe konkurrenca me Kinën e SHBA-në.
Takimet e fundit në Romë dhe Berlin koordinuan qëndrimet për samitet e ardhshme evropiane, duke diskutuar ekonominë dhe sigurinë.
“Kjo aleancë mbetet kryesisht pragmatike, më shumë një “martesë interesi” sesa një bashkim ideologjik.”
Ndonëse pragmatike, kjo dyshje mund të riformojë ekuilibret e pushtetit në BE.


