Edi Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion në tryezë, asnjë lekë më nga taksat e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj menaxhimit të Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH), duke paralajmëruar se nuk do të ketë më fonde nga taksat publike dhe se të gjitha opsionet, përfshirë mbylljen apo privatizimin, janë në tryezë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po funksionon Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se RTSH nuk do të marrë më asnjë lekë nga taksat e qytetarëve.
Çdo opsion në tryezë
Rama theksoi se qeveria ka tentuar reformën e RTSH-së, por ka dështuar plotësisht. Ai tha se çdo mundësi do të shqyrtohet, duke përfshirë reformimin, privatizimin apo mbylljen përfundimtare të saj.
““Kemi tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Se di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH është dështim i suksesshëm, nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Ne s’kemi televizion publik sot në Shqipëri, kemi një kanal atje, por hera e fundit kur e kam parë është në vitin 1990. Që atëherë televizion publik s’kam parë...””
Kryeministri u shpreh se nuk do të jepet asnjë lekë nga buxheti i shtetit derisa RTSH të meritojë fonde publike. “Çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është tani”, shtoi ai.
““S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë. Çdo opsion duhet të jetë në tryezë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti...””
Declaratat e Ramës vijnë në një kohë kur RTSH-ja përballet me kritika të vazhdueshme për performancën e dobët dhe mungesën e audiencës. Qeveria socialiste ka paralajmëruar reforma të thella në median publike, por deri tani nuk ka pasur ndryshime të dukshme.
Sfida për median publike
Kjo deklaratë mund të hapë debate të gjera mbi rolin e RTSH-së në peizazhin mediatik shqiptar. Ekspertët presin që qeveria të propozojë një plan konkret për të ardhmen e transmetuesit publik.