Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizoj, por e respektoj vendimin e Kushtetueses për nënkryetarin nga komuniteti serb
Deputetja nga Partia e Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka deklaruar se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nuk i takon asaj ta analizojë apo ta kontestojë vendimin.

Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizoj, por e respektoj vendimin e Kushtetueses për nënkryetarin nga komuniteti serb
Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ajo deklaroi se e respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se nuk është analiste për ta analizuar apo kontestuar atë.
““Pesë herë jam zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kosovës dhe gjithmonë kam respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese… Nuk jam analiste ta analizoj vendimin, por unë e respektoj vendimin e Kushtetueses””
Rexhepi, e cila ka qenë pesë herë deputete në Kuvendin e Kosovës, shtoi se përfaqësimi i komunitetit serb në pozita udhëheqëse varet nga vullneti i shumicës parlamentare.
““Komuniteti me shumicë vendos, partia me shumicë votash në Kuvend vendos se kush do të jetë nënkryetar i Parlamentit nga komuniteti serb””
Kjo deklaratë vjen në kontekstin e zhvillimeve të fundit lidhur me vendimin e Kushtetueses, i cili ka shkaktuar reagime të ndryshme politike.
/Indeksonline/