Politikë

Fetoshi: Ofensivë e re propagandistike serbe me “incidentet ndëretnike”

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, paralajmëron për një fushatë të koordinuar propagandistike nga Serbia që paraqet rrezik për stabilitetin në Kosovë.

Nga Admin User
Fetoshi: Ofensivë e re propagandistike serbe me “incidentet ndëretnike”

Fetoshi: Ofensivë e re propagandistike serbe me “incidentet ndëretnike”

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar për një ofensivë të koordinuar propagandistike të Serbisë, e cila paraqet rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Fetoshi ka theksuar se Serbia po e kornizon çdo incident në Kosovë si sulm etnik ndaj serbëve, duke ndërtuar një narrativë të rrezikshme të “viktimizimit”, ku shqiptarët shihen si agresorë dhe institucionet e Kosovës si burim i dhunës.

Një ofensivë propagande e Serbisë që duhet të merret si alarm nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, për shkak të prapavijës së rrezikshme të ‘viktimizimit’.

Arben Fetoshi

Sipas tij, përmes termave si “valë e histerisë anti-serbe”, “sulm etnik” dhe “dhunë e falangave të Kurtit”, Serbia synon të legjitimojë ndërhyrjen e saj në Kosovë, duke akuzuar ndërkombëtarët për heshtje.

Kjo strategji nuk synon vetëm kriminalizimin e Kosovës, por edhe nxitjen e tensioneve etnike dhe krijimin e preteksteve për ndërhyrje, ndërsa mediat furnizohen me deklarata të harmonizuara.

Ky agresivitet i koordinuar propagandistik i Serbisë duhet të trajtohet si kërcënim serioz, veçanërisht në kontekstin e ‘rrethimit ndërkombëtar’ që ajo po përjeton kohët e fundit.

Arben Fetoshi

Fetoshi vlerëson se Serbia po e shfrytëzon ‘viktimizimin’ si mjet nxitës dhe si mburojë për ndërhyrje, duke bërë të nevojshëm reagimin e institucioneve kosovare dhe vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo situatë kërkon vigjilencë të lartë për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm në rajon.

Kthuni në Faqen e Parë
Fetoshi paralajmëron për ofensivën e re të propagandës serbe | Digjital