Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe FAO-së për zhvillim të qëndrueshëm rural
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e FAO-së, Ekrem Yazici dhe Daniela Mangione, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin rural dhe sektorin pylltar.
