Garda Kombëtare e Ajovës vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vite bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta
Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, ka vlerësuar mysafirët nga Forca e Sigurisë së Kosovës në fjalimin vjetor 'Condition of the Guard 2026', duke theksuar mbi 15 vite bashkëpunim të ngushtë, shkëmbime dhe stërvitje të përbashkëta.

Garda Kombëtare e Ajovës vlerëson partneritetin me FSK-në
Gjatë fjalimit vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, ka vlerësuar mysafirët e dalluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mysafirët e përmendur përfshijnë Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri Zuka, udhëheqësin më të lartë të nënoficerëve, si dhe Drilon Zogaj, konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Des Moines.
“Partneriteti me FSK-në ka forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë e të dy forcave.”
Sipas njoftimit zyrtar, ky bashkëpunim ka ndërtuar kapacitete dhe besueshmëri të ndërsjellë. Për më shumë se 15 vite, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë bashkëpunuar ngushtë me FSK-në për të rritur ndërveprimin dhe gatishmërinë operacionale.
Vetëm gjatë vitit 2025, partneriteti përfshiu 26 shkëmbime bilaterale me mbi 500 pjesëmarrës në fusha si manovrat, mjekësia ushtarake, logjistika, mbrojtja kibernetike dhe zhvillimi profesional.
Pjesëmarrja historike e FSK-së në stërvitje jashtë vendit
Një moment i rëndësishëm u veçua bashkëngjitja e një kompanie këmbësorie të FSK-së në Brigadën e 2-të Luftarake të Divizionit të 34-të të Këmbësorisë së Ajovës, gjatë rotacionit në “Joint Readiness Training Center”.
“Ky hap shënon pjesëmarrjen e parë të Kosovës në një mision stërvitor të përmasave të mëdha jashtë kufijve të saj.”
Po ashtu, Garda Kombëtare e Ajovës rekrutoi qytetarin e parë nga Kosova, Andren Gashi, i cili iu bashkua Krahut të 132-të të Gardës Ajrore të Ajovës si pjesëtar i Forcave të Sigurisë.
Bashkëpunim i fortë për sigurinë dhe gatishmërinë
Ky partneritet strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës vazhdon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë, duke kontribuar në stabilitetin rajonal dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.