Kronikë

Gjakovë: 19-vjeçari Isen Kurti shpallet në kërkim për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka publikuar foton e dyshuarit 19-vjeçar Isen Kurti nga Gjakova, i cili shpallet në kërkim për vrasje në tentativë dhe gjendet në arrati. Kërkohet ndihma e qytetarëve për informacione mbi vendndodhjen e tij.

Nga Admin User
Gjakovë: 19-vjeçari Isen Kurti shpallet në kërkim për vrasje në tentativë

Gjakovë: 19-vjeçari Isen Kurti shpallet në kërkim për vrasje në tentativë

Hetuesit policorë të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë publike identitetin dhe foton e personit të dyshuar për veprën penale "Vrasje në tentativë".

Isen Kurti, dyshuari
Isen Kurti, 19-vjeçar nga Gjakova, i shpallur në kërkim kombëtar

I dyshuari, Isen Kurti, 19 vjeç, nuk i është përgjigjur thirrjes policore dhe nuk është gjetur në asnjë nga lokacionet e kërkuara. Ai aktualisht gjendet në arrati.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, kërkon nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: info@kosovapolice.com.

Policia e KosovësKomunikata zyrtare

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kthuni në Faqen e Parë