Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
Një mashkull kosovar është arrestuar në Gjilan për dyshime në trafikim me njerëz. Me urdhër të prokurorit, ai u mbajt në stacion policor.

Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
Pak pas mesnatës së 22 janarit, autoritetet policore në Gjilan kanë identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Trafikim me njerëz".
I dyshuari u shoqërua në stacionin policor të Gjilanit ku u intervistua sipas procedurave ligjore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari u vendos në mbajtje.
Burimi: IndeksOnline