Shqipëri

Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar ankimin e Ilir Metës dhe ka lënë në fuqi masën 'arrest në burg'. Meta hetohet nga SPAK për disa çështje të rënda, përfshirë CEZ-DIA dhe pastrim parash bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Nga Admin User
Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën

Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAÇKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë dhe kreut të PL-së, Ilir Meta.

Vendimi u mor nga trupë gjykuese monokratike e udhëhequr nga gjyqtarja Saida Dollani. Gjykata refuzoi ankimin e parashtruar nga Meta përmes avokatit të tij Gylsen Zhllima kundër vendimit të Gjykatës së Parë (nr. 40/863, datë 5.01.2026), që kërkonte zëvendësimin e masës me një më të butë.

Gjykata vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri Ilir Meta, përmes mbrojtësit të tij, avokat Gylsen Zhllima, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ndaj vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Njoftimi zyrtar i Apelit të GJKKO

Meta u arrestua më 21 tetor 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai hetohet për tre çështje kryesore: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror. Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Dosja e tij është dërguar për gjykim, ndërsa Meta mbetet në izolim të plotë gjatë procesit hetimor.

Kthuni në Faqen e Parë