Gjykata Speciale sqaron raportin e Nacionales: Ligjeratat me nxenes bazohen ne informacione publike
Gjykata Speciale ka reaguar ndaj raportimit te Nacionales per ligjeratat me nxenes, duke theksuar se informacionet e dhena jane plotesisht publike dhe te disponueshme ne faqen e tyre zyrtare.

Reagimi i Gjykates Speciale ndaj Nacionales
Gjykata Speciale ka publikuar nje komunikate te detajuar pas raportimit te portalit Nacionale lidhur me ligjeratat e zhvilluara me nxenes ne Kosove.
Ata kane sqaruar se te gjitha informacionet e dhena gjate ketyre aktiviteteve jane krejtesisht publike dhe mund te gjenden ne faqen e tyre zyrtare te internetit.
Aktivitetet qe nga viti 2018
Qe nga viti 2018, me mbështetjen e Zvicres, ekipi i Programit per Komunikim dhe Ndërgjegjësim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka organizuar aktivitete mujore në te gjithe Kosoven.
Keto sesione synojne te informojne publikun per mandatin dhe veprimtarine e Gjykates, duke u dhene mundësinë njerëzve të shprehin pikëpamjet e tyre dhe te marrin pergjigje per pyetjet.
Aktivitetet jane zhvilluar me studentë, juristë, shoqërinë civile dhe komunitetet lokale.
Transparencë dhe neutralitet
Duke qene se gjykimet zhvillohen në Hagë, Gjykata ka vendosur te komunikojë drejtpërdrejt me publikun e Kosoves për te siguruar transparencë, siç kanë bërë edhe tribunalët e tjerë ndërkombëtarë.
Informacionet përfshijnë mandatin ligjor, të drejtat e të akuzuarve, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimet në çështjet gjyqësore – të gjitha të disponueshme online.
Programi është i pavarur nga Zyra e Prokurorit dhe nuk përfshin përmbajtje politike apo ideologjike. Presumimi i pafajësisë komunikohen qartë.
Komunikim i rregullt dhe transparent
DHSK-ja raporton rregullisht për këto aktivitete në mediat, faqen e internetit, rrjetet sociale dhe raportet vjetore. Gazetarë kanë marrë pjesë dhe kanë raportuar për to.
Gjykata vlerëson rëndësinë e dëgjimit të mendimeve të qytetarëve dhe përgjigjen ndaj pyetjeve të tyre.