Drejtësi

Gjykata e Strasburgut pranon për shqyrtim ankesën e Pjetër Shalës kundër Austrisë dhe 26 vendeve të BE-së

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar pranimin e padisë së Pjetër Shalës kundër Austrisë dhe 26 shteteve të tjera të BE-së. Rasti me numër 35860/25 u regjistrua më 14 nëntor 2025 dhe do të trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nga Admin User
Gjykata e Strasburgut pranon për shqyrtim ankesën e Pjetër Shalës kundër Austrisë dhe 26 vendeve të BE-së

Gjykata e Strasburgut pranon për shqyrtim ankesën e Pjetër Shalës

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka konfirmuar pranimin e padisë me numër 35860/25, e depozituar nga aktivisti Pjetër Shala kundër Austrisë dhe 26 shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Pjetër Shala
Pjetër Shala

Sipas njoftimit zyrtar të GJEDNJ-së, padia u regjistrua më 14 nëntor 2025, ndërsa gjykata ka pranuar edhe korrespondencën shtesë të datës 11 dhjetor 2025.

Gjykata do ta trajtojë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur, bazuar në informacionet dhe dokumentet e dorëzuara.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Procedurat do të zhvillohen kryesisht në formë të shkruar, ndërsa paraqitja fizike e palëve do të kërkohet vetëm nëse gjykata e vlerëson të nevojshme.

Palët janë të obliguara të njoftojnë gjykatën për çdo ndryshim të adresës ose email-it, si dhe për zhvillime të rëndësishme të çështjes. Mosreagimi ndaj kërkesave për informata shtesë mund të çojë në hedhjen e çështjes jashtë listës së rasteve në shqyrtim.

Dokument zyrtar nga GJEDNJ
Dokumenti zyrtar i konfirmuar nga GJEDNJ

Vendimet dhe njoftimet e mëtejshme do t'u komunikohen palëve në kohën e duhur. Dokumenti është shpërndarë nga Nasim Haradinaj.

Ky zhvillim hap një kapitull të ri në betejën ligjore të Pjetër Shalës kundër institucioneve evropiane, duke e çuar çështjen në nivelin më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare.

Kthuni në Faqen e Parë