Grenlanda publikon udhëzime për banorët në raste krizash
Qeveria e Grenlandës ka publikuar udhëzime të detajuara për banorët se si të veprojnë në rast krize, duke rekomanduar rezerva për pesë ditë ushqim, ujë, ilaçe dhe madje armë, në kontekstin e tensionesh gjeopolitike.

Grenlanda publikon udhëzime emergjence për banorët në rast krizash
Qeveria e Grenlandës ka dalë me udhëzime të reja për banorët e saj, duke i udhëzuar se si të veprojnë nëse ishulli përballet me kriza të ndryshme.
Këto udhëzime fokusohen në situata si ndërprerjet e gjata ose të shkurtra të energjisë elektrike, duke këshilluar rezerva për të paktën pesë ditë. Ato mbulojnë gjithashtu furnizimin me ujë të pijshëm, ushqim, ilaçe, ngrohje dhe komunikim, sipas raportimit të BBC-së.
“Kjo nuk është një shprehje se presim një krizë.”
Ministri Peter Borg theksoi se këto masa synojnë të forcojnë sigurinë e popullsisë dhe të rrisin nivelin e përgatitjes së shoqërisë. "Kjo nuk është një shprehje se presim një krizë", shtoi ai.
Sipas udhëzimeve, banorët duhet të kenë rezerva 5-ditore të ushqimit, tre litra ujë për person në ditë, letër tualeti, radio me bateri, armë, municion dhe pajisje peshkimi.
Grenlanda, me popullsi prej rreth 57 mijë banorësh, ku gati 90% janë Inuitë, ka traditë të gjatë të gjahut dhe peshkimit si burime kryesore jetesë.
“Ka pak gjasa për një operacion ushtarak ndaj vendit të tij, por ishulli duhet të jetë i gatshëm.”
Të martën, kryeministri Jens-Frederik Nielsen deklaroi se ka pak gjasa për një operacion ushtarak kundër Grenlandës, por theksoi nevojën për gatishmëri. Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se nuk do ta përdorë forcën për të marrë nën kontroll këtë territor autonom danez.
Këto zhvillime vijnë në kontekstin e interesit të vazhdueshëm amerikan për Grenlandën strategjike në Arktik, mes tensionesh globale.