Mbrojtja me koston e gjithçkaje: Guardiola harxhon mbi 800 milionë euro për 25 mbrojtës te Man City
Manchester City ka arritur marrëveshje për transferin e mbrojtësit Marco Guehi nga Crystal Palace. Kjo e çon në 25 numrin e mbrojtësve të blerë nga Pep Guardiola në 10 vite, me shpenzime rekord prej mbi 800 milionë eurosh për mbrojtjen.

Mbrojtja me koston e gjithçkaje: Guardiola harxhon mbi 800 milionë euro për 25 mbrojtës te Man City
Manchester City ka përfunduar marrëveshjen për transferin e mbrojtësit anglez Marco Guehi nga Crystal Palace për 23 milionë euro. Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar.

Kjo transfer e re ka nxjerrë në pah një statistikë mbresëlënëse: që nga ardhja e trajnerit spanjoll Pep Guardiola në korrik 2016, Manchester City ka sjellë plot 25 mbrojtës të rinj.
Shpenzimet rekord për mbrojtje
Sipas të dhënave nga Transfermarkt, totali i shpenzimeve të Cityt që nga emërimi i Guardiolës arrin 1.93 miliardë funte, ku mbi 700 milionë funte (rreth 807 milionë euro) janë harxhuar vetëm për mbrojtës.

Kjo shifër e tejkalon dukshëm rivalët e tjerë të 'Big Six': Arsenal ka 19 mbrojtës (shpenzime më të ulëta), Chelsea 20, Tottenham 17, Manchester United 15 dhe Liverpool vetëm 10 në të njëjtën periudhë, raporton Goal.com.
Suksese të jashtëzakonshme
Pavarësisht investimeve të mëdha, strategjia e Guardiolës ka dhënë frytet: City ka fituar 6 tituj të Premier Ligës, një Ligë të Kampionëve, 2 Kupa FA, 4 Kupa EFL dhe një Kupë të Botës për Klube.

Mbrojtësit më të kushtueshëm janë Josko Gvardiol (89 milionë euro nga RB Leipzig), Ruben Dias (75 milionë nga Benfica) dhe Josko Stones (55 milionë nga Everton).
Guardiola, i cili mbush 10 vjet te City në verë, ka ndërtuar një dinasti duke prioritarizuar forcimin e mbrojtjes si bazë të suksesit.
“Në këto 10 vjet, Guardiola solli 25 mbrojtës te City.”


