Hatërmbetja me Rugovën: Berisha konfirmon ftohjen për rrugën paqësore, propozoi demonstrata
Ish-kreu i shtetit Sali Berisha ka pranuar se kishte një hatërmbetje me liderin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, për shkak të strategjisë paqësore të këtij të fundit në vitin 1996. Ai argumenton se duheshin demonstrata në vend të pjesëmarrjes në zgjedhjet e Jugosllavisë.

Hatërmbetja me Rugovën: Berisha konfirmon ftohjen për rrugën paqësore, propozoi demonstrata
Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka rrëfyer në një bisedë me analistin Albatros Rexhaj raportet e tij të tensionuara me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Rexhaji theksoi se Berisha dhe Rugova ishin idhujt e tij në politikë, por përmendi hatërmbetjen e Rugovës me Berishën lidhur me këshillën për pjesëmarrjen në zgjedhjet e Jugosllavisë më 1996.
“A kishte një ftohje në ’96? Absolutisht po! Ke të drejtë, nuk e mohoj. Pse ishte ftohja? Unë nuk isha dakord për statusquo-në... Rruga paqësore qëllimet nuk mund t’i realizonte. Unë kam qenë për demonstrata, në mënyrë absolute, asnjëherë për zgjedhje.”
Berisha shpjegoi se mosmarrëveshja erdhi pas Marrëveshjes së Dayton-it, ku shqiptarët e Kosovës nuk u përfshinë. Ai vlerësoi Rugovën si 'gjen i politikës shqiptare', por besoi se rruga paqësore nuk do ta çlironte Kosovën nga Milosheviçi.
Pyetja e Rexhajit nxori në pah historinë e ndërhyrjeve të liderëve shqiptarë në çështjet e Kosovës, duke theksuar tensionet e brendshme mes udhëheqësve historikë.