Hykmete Bajrami pas zgjedhjeve: Dorëzimi i LDK-së nuk është opsion, do të rikthehemi
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke thënë se dorëzimi i partisë nuk është opsion dhe kërkon reflektim për ri-ngritjen e subjektit.

Hykmete Bajrami pas zgjedhjeve: Dorëzimi i LDK-së nuk është opsion, do të rikthehemi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, duke dërguar një mesazh të qartë për mbështetësit dhe strukturat e partisë. Sipas saj, pavarësisht rezultatit, LDK nuk do të dorëzohet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë, duke e konsideruar çdo votë si një përgjegjësi të madhe që e motivon të vazhdojë angazhimin e saj me përkushtim dhe guxim në Kuvendin e Kosovës.
“Dua ta bëj të qartë për secilin se vetëm një gjë nuk është opsion: dorëzimi i LDK-së. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht rrethanave, LDK ka ndërtuar dhe ndërton çdo ditë standarde.”
Deputetja theksoi se rezultati i fundit zgjedhor duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe mësimi për të gjithë brenda subjektit politik. Sipas saj, rruga e vetme përpara është ri-ngritja e partisë, duke prioritizuar interesat e LDK-së dhe të Kosovës mbi ato individuale.
“Rezultati i 28 dhjetorit është përgjegjësi për secilin prej nesh, mësim për secilin prej nesh dhe reflektim për secilin prej nesh. Nuk ka rrugë tjetër përveç ri-ngritjes dhe rikthimit të LDK-së, duke vendosur gjithmonë LDK-në para individit dhe Kosovën para çdo partie”, përfundoi Bajrami në reagimin e saj.