Siguri

Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të huaj në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, i dyshuar për kalimin e kufirit përmes rrugëve ilegale. I dyshuari është dërguar në gjykatë për kundërvajtje.

Nga Admin User
Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë

Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të së shtunës në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës.

Gjatë patrullimit rutinë, policia ka ndaluar një automjet. Ngasësi i këtij automjeti dyshohet se ka kaluar kufirin duke përdorur rrugët ilegale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar në gjykatë për kundërvajtje.

Burimi: IndeksOnline.net

Kthuni në Faqen e Parë