Irani akuzon SHBA-në për vrasjet e protestuesve, Khamenei fajin ia hedh Trumpit
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet gjatë protestave të fundit në vend.

Megjithëse forcat e sigurisë iraniane po shtypin me egërsi protestat në të gjithë vendin dhe po vrasin demonstruesit, autoritetet e Teheranit vazhdojnë të fajësojnë Shtetet e Bashkuara për kaosin e krijuar.
Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit, ka lëshuar një deklaratë ku e mbaj Donald Trump përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet që ka drejtuar ndaj kombit iranian” gjatë trazirave të fundit.
““E mbaj Donald Trump përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ka drejtuar ndaj kombit iranian.””
Kjo është deklarata e parë e Khameneit në rrjetet sociale në gjuhën persiane që nga 12 janari. Ai thekson se trazirat e brendshme janë nxitur nga ndërhyrje të huaja, duke akuzuar SHBA-në dhe “terroristët e huaj” për përpjekje për të destabilizuar Iranin.
Mesazhi nënvizon nevojën për unitet kombëtar kundër këtyre ndikimeve të jashtme dhe reflekton tensionet e vazhdueshme mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Ndërkohë, Trump kishte paralajmëruar udhëheqësit iranianë se do të përballeshin me pasoja të rënda nëse vazhdojnë të vrasin protestuesit.
/Burimi: Telegrafi/


