Janiq: Amerika do të paraqesë dokument zyrtar për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill
Eksperti i politikave ballkanike Dushan Janiq ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të prezantojnë një draft-marrëveshje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në mars ose prill, duke shkaktuar frikë te serbët pasi nuk do të jetë non-paper.

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument zyrtar për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill
Njëri nga ekspertët kryesorë të politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka bërë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me zhvillimet e mundshme në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument zyrtar për njohjen reciproke mes dy vendeve në muajt mars ose prill të këtij viti.
Dokumenti nuk do të jetë non-paper. Janiqi thekson se ky nuk është një dokument joformal, por një draft-marrëveshje e plotë, çka ka frikësuar autoritetet serbe.
““Pra, në muajin prill, më së largu në muajin maj, është prezantuar draft-marrëveshja për njohjen reciproke nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.””

Ai ka përmendur bisedat e tij me zyrtarë serbë, si Petar Gjuriqin, duke thënë se tensionet janë të larta në Beograd.
““Ata frikësohen nga kjo sikur gjarpri kur e sheh bretkosën. Kjo nuk do të jetë non-paper dhe po punohet seriozisht në pikat më të larta. E njëra prej pikave është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.””
Ky paralajmërim vjen në një moment kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku SHBA luajnë rol të rëndësishëm.
Janiqi ka kritikuar mungesën e përgatitjes nga ana e Serbisë, duke pyetur se çfarë kanë bërë zyrtarët e tyre në Uashington.