Jashari me fjalë të mëdha për Modrićin: Të luash me të është një dhuratë
Mesfushori shqiptar i Milanit, Ardon Jashari, ka lavdëruar Luka Modrićin pas fitores 1-0 ndaj Lecces. Ai theksoi se luajtja pranë kroatit është një privilegj i madh.

Jashari me fjalë të mëdha për Modrićin: Të luash me të është një dhuratë
Milan ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Lecces në San Siro, falë golit të Niclas Fullkrug. Rossonerët dominuan ndeshjen, por portieri i mysafirëve, Falcone, i mbajti ata në lojë për një kohë të gjatë.

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari, i cili nisi si titullar, foli pas ndeshjes për DAZN. Ai u shpreh i kënaqur për fitoren dhe rolin e tij në fushë.
““Le të vazhdojmë kështu. Jam i lumtur për Fullkrugun. Jam i kënaqur që e nisa ndeshjen si titullar, por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët e ekipit."”
Jashari theksoi fleksibilitetin e tij taktike: “Unë bëj atë që më kërkon trajneri. Është e rëndësishme që shokët e ekipit të kuptojnë karakteristikat e mia. Më kërkoi të luaja si numër gjashtë dhe ky është një mesazh që duhet të përçohet në të gjithë ekipin.”

Por momenti më i veçantë ishte lavdërimi për Luka Modrićin: “Të luash me të është një dhuratë. Ai është një person i jashtëzakonshëm jashtë fushës dhe një lojtar i pabesueshëm. Po e shijoj çdo moment dhe shpresoj të luaj më shumë minuta përkrah tij."
““Të luash me të është një dhuratë. Ai është një person i jashtëzakonshëm jashtë fushës dhe një lojtar i pabesueshëm."”
Tashmë Milani përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Romës në Olimpico, një sfidë e madhe për skuadrën kuqezinj.
/Telegrafi/