Jonathan David del në mbrojtje të Edon Zhegrovës: "Ende s’e dini çfarë mund të bëjë te Juventusi"
Sulmuesi kanadez i Juventusit Jonathan David ka dalë në mbrojtje të Edon Zhegrovës, duke shpjeguar se ylli kosovar ka pasur probleme fizike dhe kërkuar durim nga tifozët.

Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, ka dalë hapur në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij të dikurshëm te Lille, Edon Zhegrovës. Sipas tij, tifozët e “Zonjës së Vjetër” ende nuk e kanë parë potencialin e plotë të yllit kosovar.
Zhegrova ka filluar së kritikohet në Torino, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk po i jep minuta të mjaftueshme. Ai zakonisht luan si zëvendësues ose qëndron në stol.
““Edon Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike, ende nuk e keni parë se çfarë mund të bëjë””
David, i cili e ka pasur Zhegrovën bashkëlojtër edhe te Lille, i ka dalë në mbrojtje. Ai ka kërkuar durim edhe për paraqitjet e tij duke deklaruar se i nevojitet më shumë kohë.
““Nuk jam penduar që zgjodha Juventusin, më jepni edhe pak kohë. Po përshtatem, futbolli italian është shumë më ndryshe nga ai francez, edhe tek Lille vuajta në fillim. Pastaj shënova çdo sezon nga 20 gola””
Përndryshe, David po luan si titullar te Juventusi, kryesisht për shkak të mungesës së Dusan Vlahoviçit të lënduar.
Kjo vjen pas artikullit tonë të mëparshëm ku gazetari Romeo Agresti foli për situatën e Zhegrovës te “Zonja e Vjetër”.