KEK-u rikthen në operim Njësinë A3: Pesë njësi gjeneruese aktive në sistem
Korporata Energjetike e Kosovës ka rikthyer në funksion të plotë Njësinë A3 pas sanimeve të suksesshme teknike. Me këtë, tani janë pesë njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, duke garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Kosovës.

KEK-u rikthen në operim Njësinë A3: Pesë njësi gjeneruese aktive në sistem
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme, duke u rikthyer në operim të plotë.
Sipas njoftimit zyrtar, Njësia A3 u startua me sukses dhe u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.
“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik.”
Ky zhvillim tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese të KEK-ut për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime në kohë rekord.
KEK-u falënderon stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin, duke theksuar se korporata mbetet e angazhuar për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
Në kontekstin e sfidave të fundit me furnizimin me energji, ky lajm vjen si një zhvillim pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e vendit.