Lajme Lokale

PËRDITËSIM: Vdekja tragjike e nxënësit Zwejn Zejnullahu në lumin e Gadimes, policia nis hetimet dhe dërgon trupin për obduksion

Lipjani dhe zona përreth u tronditën nga vdekja e nxënësit Zwejn Zejnullahu në lumin e Gadimes. Familjarët, policia dhe njësiti i kërkim-shpëtimit u angazhuan për gjetjen e tij, por fëmija u gjet mezi duke marrë frymë dhe ndërroi jetë në QKUK. Trupi është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Nga Admin User
PËRDITËSIM: Vdekja tragjike e nxënësit Zwejn Zejnullahu në lumin e Gadimes, policia nis hetimet dhe dërgon trupin për obduksion

PËRDITËSIM: Vdekja tragjike e nxënësit Zwejn Zejnullahu në lumin e Gadimes, policia nis hetimet dhe dërgon trupin për obduksion

Lipjani dhe zona përreth u trondit mbrëmë nga zhdukja e nxënësit Zwejn Zejnullahu, i cili nuk u kthye në shtëpi pas shkollës.

Familjarët, të afërmit, policia dhe njësiti për kërkim-shpëtim u aktivizuan menjëherë për gjetjen e tij.

Disa orë më pas, vogëlushi u gjet në lumin e Gadimes. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se ai mezi merrte frymë dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Raporti policor

Nga raporti policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i Zwejnit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së tij.

Ngushëllime

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu dhe të afërmve. Kujdes me fëmijët pranë lumenjve dhe zonave të rrezikshme.

Kthuni në Faqen e Parë