KESCO bën thirrje për kursim rrymë: Situata dimërore është shumë e vështirë
Kompania KESCO ka kërkuar nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike për shkak të kushteve të vështira dimërore në sistemin elektroenergjetik. Temperaturat e ulëta kanë rritur konsumit, ndërsa importi është i kufizuar.

Situata e vështirë në sistemin elektroenergjetik
Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me sfida të mëdha për shkak të kushteve të vështira dimërore. Temperaturat e ulëta kanë çuar në një rritje të theksuar të konsumit të energjisë për ngrohje.

"Përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje ka ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm", thuhet në njoftimin e KESCO-s.
Mundësitë për import janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike në sistemin rajonal ku operon Kosova, duke bërë të pamundur mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment.
Thirrje për kursim në orët e pikut
KESCO është e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive për sigurimin e energjisë përmes kontratave afatgjata dhe blerjeve në tregjet e shkurtra. Megjithatë, ata bëjnë thirrje të konsumatorët të përdorin energjinë me kujdes, veçanërisht gjatë orëve të pikut.
“Kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik.”
Kompania falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe sfiduese dhe premton angazhim të vazhdueshëm për stabilitetin e sistemit së bashku me institucionet përkatëse.

