Shëndetësi

KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) reagon me shqetësim për pretendimet mashtruese mbi shërimin e autizmit me barna dhe kërkon veprime të menjëhershme nga autoritetet për mbrojtjen e fëmijëve.

Nga Admin User
KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm

KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj raportimeve në media se një individ dyshohet se ka ofruar barna për “shërimin” e fëmijëve me autizëm.

KOMF ka bërë thirrje të menjëhershme tek organet e rendit dhe drejtësisë për të ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme, sipas ligjit, për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe të paligjshme.

Përhapja e pretendimeve të pabazuara shkencërisht për “shërimin” e autizmit është jo vetëm mashtruese, por edhe e rrezikshme, pasi devijon vëmendjen nga nevojat reale të fëmijëve.

KOMF

Koalicioni thekson se këto pretendime devijojnë familjet nga mbështetja profesionale, ndërhyrjet e strukturuara, mjediset stimuluese dhe shërbimet e bazuara në evidencë.

"Krijimi i pritshmërive joreale, shtimi i stigmatizimit dhe presionit mbi familjet e fëmijëve, si dhe keqkuptimi i nevojave të tyre, janë pasoja të drejtpërdrejta të promovimit të premtimeve mashtruese," ka nënvizuar KOMF.

Çdo përpjekje për manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fëmijët me autizëm është i papranueshëm dhe duhet të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.

KOMF

KOMF bën thirrje për informim të përgjegjshëm mediatik, përmirësim të politikave publike dhe investime në shërbime mbështetëse për fëmijët me autizëm, duke promovuar qasje të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror.

/Telegrafi/

Artikuj të Ngjashëm

Kthuni në Faqen e Parë