Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
Banorët e Suharekës të prekur nga vërshimet e fundit kanë afat deri më 22 janar 2026 për të paraqitur kërkesat për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit Komunal.

Komuna e Suharekës vazhdon pranimin e kërkesave
Komuna e Suharekës ka njoftuar se po vazhdon pranimi i kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të fundit. Kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka ftuar të gjithë banorët e prekur të aplikojnë brenda afatit të caktuar pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Të gjithë qytetarët e prekur ftohen të paraqesin kërkesën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kërkesa (merret dhe plotësohet në administratën komunale)
- Kopje e letërnjoftimit
- Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit)
- Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve (të jenë të printuara me ngjyrë)
- Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë (nëse ka)
Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 22 janar 2026.
Kërkesat dorëzohen personalisht në Zyrën Nr 1, Drejtorinë e Bujqësisë apo tek Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Suharekës.
“Komuna e Suharekës, njofton se vazhdon të pranojë më tutje kërkesa nga ana e qytetarëve, si pasojë e dëmtimeve të evidentuara nga vërshimet e fundit.”


