Komuna e Mitrovicës së Jugut nis aksionin për largimin e shitësve ilegalë
Komuna e Mitrovicës së Jugut ka nisur aksionin e paralajmëruar për largimin e shitësve ilegalë nga rrugët dhe trotuaret, duke i drejtuar ata drejt hapësirave të dedikuara për tregti. Aksioni synon të lirojë hapësirat publike dhe të garantojë sigurinë publike.
