Kosova ngrihet tre vende në renditjen globale të fuqisë ushtarake për 2026 – renditet e 138-ta
Platforma Global Firepower ka publikuar renditjen e fuqisë ushtarake për 145 vende. Kosova ka avancuar tre pozita, duke u renditur në vendin e 138-të me indeksin PowerIndex 3.8041, krahasuar me 141-shin e vitit të kaluar.

Kosova avancim të rëndësishëm në fuqinë ushtarake globale
Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke vlerësuar kapacitetet e 145 vendeve të botës.
Ajo bazohet në mbi 60 faktorë, si numri i forcave ushtarake, armatimi tokësor, ajror dhe detar, buxheti i mbrojtjes, logjistika, gjendja financiare dhe pozicioni gjeografik. Të gjitha llogariten në indeksin PowerIndex (PwrIndx), ku vlera më e ulët tregon fuqi më të madhe.
Formula lejon vende të vogla por të avancuara teknologjikisht të garojnë me ato më të mëdha.
Pozicioni i Kosovës
Në këtë renditje, Kosova pozicionohet në vendin e 138-të me indeksin 3.8041. Kjo është përparim me tre vende krahasuar me vitin 2025, ku ishte e 141-ta me indeks 4.9141.
Fuqia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po forcohet gradualisht, duke reflektuar investimet në modernizim dhe zhvillim.
Në krye të renditjes qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqinë më të madhe ushtarake në botë.
“Sipas GFP-së, Kosova ka shënuar përparim për tri vende.”
Ky avancim është shenjë pozitive për aftësitë mbrojtëse të vendit tonë në kontekstin rajonal dhe global.