Kosova pjesë e operacionit ndërkombëtar “Switch Off”: Bastisje në Prishtinë dhe Dragash kundër piraterisë dhe krimit financiar
Policia e Kosovës, në bashkëpunim ndërkombëtar me EUROPOL-in, ka kryer bastisje në Prishtinë dhe Dragash për goditjen e rrjetit të piraterisë audiovizive dhe shpëlarjes së parave në operacionin “Switch Off”.

Operacion ndërkombëtar me EUROPOL-in: Bastisje në Prishtinë dhe Dragash për krim financiar dhe pirateri (Përditësim)
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor më 22 janar 2026, në kuadër të hetimit të përbashkët të koordinuar nga EUROPOL-i dhe Prokuroria Distriktuale e Katanias në Itali.

Ky operacion i quajtur “Switch Off” synon verifikimin, identifikimin dhe sekuestrimin e provave për krim financiar dhe piraterinë audiovizuale, duke çuar në shpëlarje parash në disa vende, përfshirë Kosovën.
Bastisje janë kryer në dy lokacione: në Prishtinë dhe fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit, nën dyshimin për veprat penale: “Cenim i të drejtave të autorit” (neni 290 KPRK) dhe “Shpëlarja e parave” (neni 302 KPRK).
“Me urdhër të PSRK-së, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione... Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe.”
Në mesin e të dyshuarve është një shtetas kosovar me inicialet P.B.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Britaninë e Madhe, Spanjë, Itali dhe Ruman i, duke eliminuar infrastrukturën IPTV të sofistikuar që shërbente miliona përdorues.
Bashkëpunuan edhe Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabë.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar dhe atij ekonomonik.”
Ky aksion procedural është pjesë e një hetimi më të gjerë ndërkombëtar, duke demonstruar bashkëpunimin efektiv kundër krimit të organizuar.